BOTA

Katastrofa në Havai/ Publikohet lista: 400 të zhdukur nga zjarret!

Disa orë pasi zyrtarët e Mauit publikuan emrat e 388 personave të pagjetur pas zjarrit më vdekjeprurës në Shtetet e Bashkuara në më shumë se një shekull, vendndodhja e disave prej tyre u bë e ditur të premten nga të afërmit.

Tre persona në listë i thanë agjencisë së lajmeve Associated Press se janë gjallë, mirë dhe nuk e kanë të qartë se si emrat e tyre përfunduan në këtë listë. Të paktën dy të tjerë ishin në mesin e viktimave të zjarrit, njerëz që dihet se kanë humbur jetën, por ende nuk janë konfirmuar si të vdekur në raportin zyrtar. Deri më tani 115 njerëz janë konfirmuar se kanë humbur jetën si pasojë e zjarrit në Maui.

388 emrat përfaqësonin një pjesë të një liste më të gjerë prej 1100 personash të raportuar si të zhdukur, që FBI-ja tha në fillim të kësaj jave se po punonte për ta verifikuar. Qarku i Mauit tha se lista e sapo publikuar përfshinte ata për të cilët kishte emrat dhe mbiemrat, si dhe informacionin e verifikuar të kontaktit për një person që i raportoi ata të zhdukur.

Zyrtarët bën thirrje që njerëzit t’i kontaktojnë ata nëse njohin dikë në listë. Edhe pas dorëheqjes së drejtuesit të shërbimit të emergjencave, në Havai nuk ka ende përgjigje se përse nuk ranë sirenat e alarmit gjatë përhapjes së zjarreve vdekjeprurëse në ishullin Maui.

Sipas zyrtarëve vendas, mbi 100 persona kanë humbur jetën dhe dëmet arrijnë në gati 6 miliardë dollarë. Kritikat vazhdojnë të shtohen për sistemin e paralajmërimit me sirena në Maui të Havait, të cilat nuk u aktivizuan gjatë zjarreve vdekjeprurëse. 5 nga 80 sirenat e alarmit janë të instaluara në zonën turistike Lahaina, e cila u shkatërrua krejtësisht nga zjarri.


Top Channel

Related posts

Vajza e ish-presidentit Trump, Ivanka dhe burri i saj ftohen të dëshmojnë para Gjykatës Federale

admin

SHBA, ligjvënësit demokratë të shqetësuar mbi dërgimin e bombave thërrmuese në Ukrainë

admin

Kontinenti i grushteve të shtetit: Pse Afrika është gjithmonë e paqëndrueshme

admin

Leave a Comment