SPORT

Barcelona do ta mbajë Marcos Alonson

Drejtuesit e Barcelonës kanë marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen e Marcos Alonso. Futbollisti veteran do të mbetet në klubin katalanas.

Dy ditët e fundit u raportua se 32-vjeçari spanjoll do të shitet për shkak të pagës së lartë, derisa si destinacione të tij përmendeshin Liga Premiere dhe Liga e Arabisë Saudite.

Megjithatë, sipas gazetës katalanase “Sport”, Xavi dhe drejtuesit e klubit e kanë siguruar Alonson se do të llogarisin në shërbimet e tij.

Klubi do të tentojë ta regjistrojë këtë javë, por nëse dështojnë tani, atëherë me siguri se regjistrimi do të bëhet deri më 30 shtator.

Banner

Related posts

Endrick më mirë se Ronaldo Nazario dhe Neymar

admin

Di Maria pritet ta “tradhtojë” rëndë Juventusin

admin

Garcia për Osimhen: Ja çfarë ka të përbashkët me Ronaldon

admin

Leave a Comment