SHQIPËRI

Rama: Nafta e gjetur në Shpirag të Shqipërisë është e njëjtë si e Arabisë Saudite

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka dalë në një konferencë për mediat, ku kanë folur për naftën në Shpirag, e cila është në një fazë të avancuar dhe i afrohet orës vendimtare.

Rama tha se kjo pasuri nëntokësore mund të ketë një impakt historik në zhvillimin social, por edhe në pozicionim gjeopolitik dhe gjeostrategjik të Shqipërisë.

Kryeministri shtoi se  testi përfundimtar për të provuar qëndrueshmërinë e presionit të fluksit të gazit dhe naftës do të nisë në tetor dhe do zgjasë për 2-3 muaj, duke shtuar se edhe në skenarin më të keq të parashikuar, sërish përfitimet do të jenë të mëdha.

Rama theksoi se nafta është e cilësisë premium, njëjtë me atë të Arabisë Saudite, ndërsa ka nisur prej viti puna për ngritjen e fondi sovran, i cili nevojitet për administrimin e pasurive natyrore.

Ai tha se të dhëna optimiste kanë ardhur edhe nga eksplorimet në fushën e Dumresë, por atje puna është në një stad fillestar, raporton abcnews, transmeton Insajderi.

Related posts

Pamje nga droni: Momenti i ndërhyrjes së një mijë policëve në kampin e muxhahedinëve

admin

Dita e Verës, Begaj: Stina të jetë burim ripërtëritjeje për çdo shqiptar! Rama: Një 14 Mars me këmbë të mbarë

admin

Rama vijon takimet informuese për rritjen e pagës minimale: Mesatarja do të shkojë deri në 85 mijë lekë, punonjësit s’janë lodra e sipërmarrësve

admin

Leave a Comment