SHQIPËRI

Osmani nga Spanja: Më pyetën për Kosovën, është vend i pavarur

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë Veriore, Bujar Osmani ka pasur një porosi për Beogradin zyrtar nga Spanja, pasi po merr pjesë në akademinë verore të organizuar nga kryediplomati i BE-së, Josep Borrell.

Ai tha se atje e kanë pyetur për Kosovën, teksa ka shtuar se Kosova është vend i pavarur dhe se e ka dëshmuar veten si partner krebidil i bashkësisë ndërkombëtare.

“Më pyetën për Kosovën. Kosova është një vend i pavarur, një demokraci e gjallë që në 15 vjet të ekzistencës së saj e ka kaluar testin e demokracisë dhe e ka dëshmuar veten si një partner kredibil i bashkësisë ndërkombëtare. Maqedonia e Veriut e ka njohur Kosovën dhe ka zhvilluar marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale me të”, tha ai, teksa u përgjigj në pyetjen e publikut në Santander.

“Jemi kaq krenarë që Përfaqësuesi i Lartë, Borrell vendosi që bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës të zhvillohen në Maqedoninë e Veriut, në Ohër, gjë që mendoj se ishte një aktivitet i suksesshëm për të dyja”, tha ai.

“Dhe ne thjesht i bëjmë apel Serbisë dhe Kosovës që të vazhdojnë me zbatimin e dispozitave të Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit në mënyrë që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e cila në thelb e ka njohjen reciproke. Mendojmë se kjo është e vetmja rrugë për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor për ta vazhduar udhëtimin e tyre drejt integrimit në BE”.

Related posts

Del deklarata nga Prokuroria, autori tregon pse vrau tetë persona në Serbi

admin

Tjetër tërmet pranë Shqipërisë – Insajderi

admin

Trafikoi një të mitur dhe e detyroi të lypte për 1 vit, ky është shqiptari i arrestuar në Greqi

admin

Leave a Comment