BOTA

Sunak tërhiqet për gomonet/ Kryeministri i Anglisë: Çështja nuk zgjidhet brenda natës

Kur zëvendësoi ish-kryeministren jetëshkurtër, Liz Truss, shefi aktual i qeverisë, Rishi Sunak e trumpetoj çështjen e kalimeve ilegale të emigrantëve nëpër La Mansh, apo Kanalin Anglez, siç e quajnë britanikët, si një ndër pesë prioritetet e qeverisë së tij.

Por sipas shtypit vendas, një prononcim i fundit i tij, duket se në mënyrë spektakolare pranon se frenimi i kalimeve ilegale me gomone, mund të mos frenohet dot përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vitit të ardhshëm.

43 vjeçari Sunak, thotë se kalimet në La Mansh janë çështje që nuk zgjidhen  “brenda natës”, dhe mbetet një çështje “komplekse”, edhe pse ai insiston se  plani “po funksionon”.

Kalimet janë disi më të pakta së vitin e kaluar, ku ca më shumë ja atribojnë kohës sesa bashkëpunimit franko-anglez, qoftë nga numri i gomoneve, por edhe numri total i të ardhurve.

Por janë edhe disa muaj të tjerë për t’u mësuar shifrat nëse janë më të vogla apo të njëjta në krahasim me një vit më parë. Pa harruar se afro gjysmë miliardë sterlina u janë dhënë francezëve për të ndihmuar dhe në shumë qarqe politike në Londër, po ndihen se po tallen nga francezët, ndërkohe të tjerët e konsiderojnë dështimin britanik në frenimin e gomoneve, si një hakmarrje të Evropës për Brexitin.

Edhe Laburistët e opozitës, që mendohet se do fitojnë zgjedhjet e ardhshme, nuk duket se kanë ndonjë plan më efektiv, ku ata përqendrohen në luftën ndaj grupeve kriminale, që nuk është se kjo qeveri nuk po e bën, apo në arritjen e një marrëveshje me Evropën, sipas laburistëve, për rikthimin e emigrantëve në kontinent.

Kjo tingëllon si një paaftësi për të dëgjuar apo kuptuar se BE s’ka asnjë interes për të marrë mbrapsht emigrantet e ardhur në Britani në territorin e saj dhe pas daljes nga Unionin nuk kanë stomak të merren me Londren sa herë kjo kupton se tanimë i dihet Evropa.

Gjithsesi për britaniket emigracioni dhe azili mbetet çështja e tretë më e rëndësishme  për ta si votues, sipas një sondazhi te fundit, kur Britania vazhdon të mbushet dhe thjesht nuk ka çfarë bën tjetër veçse të pranojë çdo emigrant të ardhur nga çdo pjesë e botës se praktikisht nuk i kthen dot ende mbrapsht nga kanë ardhur, me përjashtim të shqiptarëve falë marrëveshjes Rama-Sunak të dhjetorit të kaluar.


Top Channel

Related posts

Vrasja e të riut grek/ Presidenti i UEFA-s konferencë me Mitsotakis: Do luftojmë fort dhe ashpër huliganizmin

admin

Franca nën pushtetin e flakëve! Shkrumbohen kampet e pushuesve, evakuohen mijëra persona

admin

Biznesmenia 42 vjeçare burgoset 2 vjet për akuzat e inskenuara të ‘përndjekjes’ ndaj ish-bashkëshortit invalid në Britani (fotot)

admin

Leave a Comment