SHQIPËRI

Gjendet e pajetë 12-vjeçarja në Pogradec – dyshohet se u vetëvra

Banner

Një lajm i rëndë është mësuar nga Pogradeci, ku një 12-vjeçare është gjendur e pajetë.

Sipas informacioneve zyrtare, dyshohet e vetëvarur. Ngjarja ka ndodhur në në fshatin Buzaishtë, Pogradec, në një kasolle në afërsi të banesës mesditën e sotme.

12-vjeçarja jetonte me të atin e njerkën dhe burime bëjnë me dije se prindërit i kishte të divorcuar.

Mësohet se e mitura ka qenë vetëm në banesë, kur ka kryer vetëvrasjen dhe ka qenë gjyshja e saj e cila e ka gjetur.

Nuk dihet ende shkaku, grupi hetimor është duke shkuar pranë fshatit për të zbardhur rrethanat.

Njoftimi i Policisë: Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 22.08.2023, rreth orës 14:10, në fshatin Buzaishtë, Pogradec, në një kasolle në afërsi të banesës, është gjetur e pajetë nga familjarët, dyshohet e vetëvarur, një shtetase 12 vjeçe.

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Related posts

VIDEO/ Me valle e tupana nis festa e PS’së në shesh

admin

Ky është parashikimi i motit për 5 ditët në vijim

admin

“Rama kërkon të marrë dhe vulën e PD-së”/ Meta: Do e rrëzojmë me protesta dhe zgjedhje

admin

Leave a Comment