BOTA

Ministrja gjermane: Kina po e sfidon mënyrën se si jetojmë së bashku në botë

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, tha më 22 gusht se Kina paraqet një sfidë për “themelet e mënyrës se si jetojmë së bashku në këtë botë” dhe shtoi se Gjermania do të punonte me vendet si Australia për t’u ulur tensionet në rajonin Indo-Paqësor.

Në një adresim për një institut australian të politikës së jashtme, Baerbock tha se përvoja e Australisë me kufizimet tregtare të vendosura nga Kina ka ndikuar që Gjermania t’i ndërrojë politikat ndaj Pekinit.

“Kina ka ndryshuar dhe kjo është arsyeja pse politika jonë ndaj Kinës gjithashtu duhet të ndryshojë”, i tha ajo institutit Lowy.

Përderisa tha se Kina është vend partnere në çështjet si për ndryshime klimatike dhe tregti, ajo ishte “një rivale kur bëhet fjalë për themelet e mënyrës se si ne jetojmë së bashku në këtë botë”, tha ajo.

“Ajo që ne shohim është shfaqja e një bote ku po rritet rivaliteti sistematik, ku disa regjime autokratike kërkojnë ta ndryshojnë rendin ndërkombëtar për t’i rritur sferat e tyre të ndikimit, duke përdorur jo vetëm fuqinë ushtarake, por edhe ndikimin ekonomik”, shtoi Baerbock.

Ajo tha se shumë vende po i afrohen Kinës sepse atyre u mungojnë alternativat dhe shtoi se Gjermania dëshiron ta ndryshojë këtë gjë.


Top Channel

Related posts

Kapërcimi i vetos turke dhe përgjigjja ndaj sulmeve ruse! NATO detajon planet e mbrojtjes para Samitit të Vilnius

admin

Erdogan shpall gjendjen e jashtëzakonshme për tre muaj në 10 provinca

admin

Rikthehet gjendja kaotike në Algjeri, shpërthejnë zjarret në pjesën lindore

admin

Leave a Comment