BOTA

Zelensky takim me Vuçiç në Greqi: Folëm për paprekshmërinë e kufijve, biseda ishte e sinqertë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është takuar me homologun serb, Aleksandar Vuçiç, në Athinë.

Ata kanë diskutuar për zhvillimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Ukrainës e paprekshmërinë e kufijve, ndërsa Zelensky e ka quajtur këtë takim si të hapur dhe të sinqertë me Vuçiç, duke thënë se ata kanë interesa të përbashkëta mbi zhvillimin e marrëdhënieve.

“Takim i hapur dhe i sinqertë me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, folëm për respektimin e Kartës së OKB-së për paprekshmërinë e kufijve, për të ardhmen e përbashkët të vendeve tona në shtëpinë e përbashkët evropiane dhe mbi zhvillimin e marrëdhënieve tona, e cila është në interes të përbashkët”, shkroi Zelensky në Twitter.


Top Channel

Banner

Related posts

A mund të jetë Moldavia shënjestra e radhës e Rusisë?

admin

Gjeologët paralajmërojnë: Nju Jorku po fundoset për shkak të rrokaqiejve

admin

Foto/ Firma amerikane do të ndërtojë qytetin “inteligjent” me 100,000 banorë

admin

Leave a Comment