SHQIPËRI

Von Der Leyen i kërkon Vuçiqit “angazhim konstrukiv” për deeskalim në veriun e Kosovës

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Në atë takim, Von Der Leyen i ka kërkuar Vuçiqit angazhim konstruktiv për de-eskalimin e situatës në Veri të Kosovës.

Po ashtu është folure dhe për raportin e BE-së me Ballkanin Perëndimor e sidomos në përballjen me situatën e luftës ruse në Ukrainë.

”Kam folur me Presidentin Vuçiq  për nevojën e angazhimit konstruktiv për të de-përshkallëzuar situatën në veri të Kosovës dhe përparimin e Serbisë në rrugën e saj drejt BE-së.Integrimi më i ngushtë midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor është jetik, veçanërisht përballë luftës ruse kundër Ukrainës“, ka shkruar ajo.

BE-ja i ka vendosur Kosovës masa ndëshkuese për shkak të situatës në Veriun e Kosovës, ndëshkime që akoma nuk janë larguar përkundër se ka një marrëveshje në mes Kosovës dhe BE-së për masat e de-eskalimit.

Related posts

Bordi merr vendimin/ Ul çmimin e naftës, benzinës dhe gazit

admin

Një turist gdhendi emrin e të fejuarës te Koloseu i Romës, gjobitet 15,000 euro

admin

Mbërrin në Sarandë kroçera e parë me turistë amerikanë për 2023, Rama: Ogur i mirë për sezonin turistik!

admin

Leave a Comment