SHQIPËRI

U raportua për sulm ndaj Abazoviqit, dalin pamjet

Pasi u njoftua se mbrëmë ka ndodhur një incident në diskotekën Top Hill në Budva dhe se është evakuuar edhe kryeministri Dritan Abazoviq, mediumi malazez CdM ka publikuar një video ku shihet Abazoviq duke dalë nga diskoteka.

Dhe siç shkruan ky medium, përcjell Telegrafi, disa të rinj bërtitën “Ua, ah!” dhe “Milo, Milo”,

Atje mund të shihen disa persona duke dalë nga disko duke kollitur.

Policia ka thënë për CdM se në diskotekë është përdorur një sprej me efekt irritues, por vetëm kur Abazoviq ka dalë nga diskoteka.

Policia më herët gjatë ditës së sotme ka njoftuar CdM-në se Abazoviq nuk është sulmuar, por ka pasur një konflikt mes disa personave dhe se pranë tyre në atë moment ka kaluar kryeministri me mandat teknik.

Në videon e publikuar nga CdM, shihet se derisa Abazoviq po largohej për siguri, policët po nxjerrin disa persona nga diskoteka.

Ju gjithashtu mund të shihni se si dy policë vrapojnë për në diskotek, dhe një grup të rinjsh dalin me shpejtësi jashtë.

Dëshmitarët okularë të ngjarjes kanë thënë për CdM më herët se panë policinë të evakuonte Abazoviqin dhe të ndalonte disa persona.

Related posts

Rama, sonte në Top Story! Kryeministri do të flasë për çështjen “McGonigal” dhe akuzat e opozitës

admin

Shkatërrohet një rrjet kriminal i udhëhequr nga dy shqiptarë

admin

Takimi Kurti-Vuçiç në Ohër, Rama: Le të shpresojmë që djalli të mos fshihet në detaje

admin

Leave a Comment