BOTA

Aksidentohet autobusi me tifozë në Brazil, humbin jetën shtatë persona

Një autobus që transportonte tifozë të ekipit brazilian të futbollit Corinthians, u përplas të dielën pas një ndeshjeje në qytetin e Belo Horizonte, duke vrarë të paktën shtatë persona dhe duke plagosur 36 të tjerë, tha policia.

Tifozë kishin udhëtuar nga qyteti i Taubaté në shtetin verilindor të Sao Paulos për të parë barazimin 1-1 të ekipit të tyre me Cruzeiro në një ndeshje të kampionatit brazilian të shtunën në mbrëmje.

Pasagjerët deklaruan se autobusi u përmbys duke u përpjekur të shmangte një përplasje me një autobus tjetër.

Ekipi Corinthians tha në një deklaratë se do të japë mbështetje për familjet e viktimave.

Edhe klubet e tjera braziliane shprehën dhimbjen e tyre për aksidentin, siç bëri edhe presidenti Luiz Inácio Lula da Silva, i cili është gjithashtu një tifoz i klubit.


Top Channel

Banner

Related posts

Dëmtohet Muri i Madh kinez, disa punonjës ndërtimi tentuan të krijojnë rrugë të shkurtër përmes tij

admin

Maroku i shkatërruar nga tërmeti! Shkon në 2000 numri i viktimave, vendi i kthyer në një grupim gërmadhash

admin

Kryediplomati i BE Borrell: Një Putin më i dobët është një rrezik më i madh

admin

Leave a Comment