SHOWBIZ

Martohet nëna e Miley Cyrus, këngëtarja prezent në dasmë

Nëna e Miley Cyrus, Tish Cyrus u martua me Dominic Purcell para miqve dhe familjes, katër muaj pasi shpallën fejesën e tyre.

Menaxherja 56-vjeçare bëri publike lidhjen e saj me aktorin 53-vjeçar të “Prison Break” në nëntor 2022. Të shtunën, më 19 gusht, ata shkëmbyen betimet në një dasmë të vogël buzë pishinës në një vend në Malibu, Kaliforni.

Tis Cyrus kishte pranë saj vajzën e saj Miley si dëshmitare nderi. Pjesë e ceremonisë martesore duket se kanë qenë edhe djali i saj, Trace, dhe vajza Brandi. Shoqërueset ishin veshur të gjitha blu dhe këngëtarja zgjodhi një fustan me një sup.

Dasma vjen më shumë se një vit pasi Tice paraqiti kërkesën për divorc nga këngëtari i country, Billy Ray Cyrus. Ata ishin të martuar për gati 30 vjet.

Banner

Related posts

Shkenca zbulon sekretin pse trëndafilat kanë aromë karakteristike

admin

Kur babi vjen në shtëpi me plot dhurata, kjo bisedë e Ledrit me vajzën e tij do të iu shkrijë zemrën

admin

Akuza për sulm dhe ngacmim të një 30-vjeçareje, arrestohet aktori Jonathan Majors

admin

Leave a Comment