SHOWBIZ

Shëndeti i dobët mendor i nënës rrit rrezikun e lindjes së parakohshme me 50%

Gratë që luftojnë me shëndetin e tyre mendor kanë pothuajse 50% rrezik më të lartë për lindje të parakohshme, sipas studimit të botuar në Lancet Psychiatry.

Hulumtimi, ekzaminoi të dhënat e më shumë se 2 milionë shtatzënave në Angli dhe zbuloi se rreth 1 në 10 gra që kishin përdorur shërbime të shëndetit mendor kishin një lindje të parakohshme.

Gratë që ishin shtruar në spitalin psikiatrik kishin pothuajse dy herë më shumë gjasa të kishin një lindje të parakohshme krahasuar me gratë që nuk kishin kontakte të mëparshme me shërbimet e shëndetit mendor.

Studimi rekomandon që kur gratë shtatzëna të vlerësohen për herë të parë nga mjekët dhe mamitë, ato duhet të pyeten me ndjeshmëri në detaje për shëndetin e tyre mendor.

Një nga autorët e raporteve, Louise Howard, profesoreshë e merituar në shëndetin mendor të grave në King’s College në Londër, tha se një ekzaminim i tillë do të ndihmonte në identifikimin e shenjave për një rezultat të mundshëm negativ.

Ajo tha se pasi të identifikohen këta faktorë rreziku për shëndetin mendor, ato mund të trajtohen, duke reduktuar potencialisht rastet e vdekjeve të nënave, lindjeve të parakohshme dhe foshnjave nën peshë.

“Sëmundja mendore është një problem i trajtueshëm … profesionistët e maternitetit do të përqendrohen në të menduarit për faktorë të tjerë të rrezikut të modifikueshëm si duhani dhe obeziteti, por ata mund të mos kenë menduar për disa nga rreziqet shtesë që mund të kenë gratë me sëmundje mendore. Këto shërbime janë nën presion të madh. Por ky studim thekson nevojën që këto ndërhyrje të ndryshme të jenë të disponueshme, sepse ato me të vërtetë bëjnë një ndryshim. Ajo që nuk e theksuam në vitin 2014, sepse nuk i kishim të dhënat atëherë, është se sa e rëndësishme është të merret një histori me të vërtetë e detajuar se kur kanë ndodhur problemet e shëndetit mendor dhe sa të rënda ishin ato”, tha Howard, e cila thekson nevojën për një trajnim vërtet të mirë të mamive dhe mjekëve obstetër rreth çështjeve të shëndetit mendor.

Ajo tha se medikamentet e shëndetit mendor gjithashtu mund të lidhen me problemet në shtatzëni. “Antipsikotikët janë të lidhur me obezitetin dhe ne e dimë se obeziteti është një faktor kryesor rreziku për këto rezultate. Disa ilaqet kundër depresionit gjithashtu mund të shoqërohen me disa nga këto rezultate. Kjo është arsyeja pse ne duhet të mendojmë vërtet me kujdes se kush do të përfitonte nga mjekimi ose nëse terapia psikologjike mund të përdoret në vend të saj”, u shpreh Howard.

Studimi përfshiu studiues nga Universiteti i Exeter, King’s College në Londër, Shkolla e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër dhe Universiteti i Liverpulit.

Related posts

Ricky Martin nderohet nga Veliaj, “Do të flas për shqiptarët kudo që shkoj”

admin

Mediet franceze shkruajnë për debutimin madhështor të sopranos kosovare në Paris

admin

Princ Harry dhe Meghan Markle mund të përfundojnë në gjykatë?!

admin

Leave a Comment