AKTUALE

Shoqata “Jehona e Malësisë” ndan donacion 40.000 dollarë për gjimnazin e Tuzit

Kemi kënaqësinë t’ju informojmë se në një takim pune e njoftuam drejtorin e gjimnazit të Malësisë, z. Sehad Lulanaj, për donacion nga shoqata “Jehona e Malësisë” në shumën prej 40.000 dollarë.

Arsimi dhe edukimi janë çelësi i suksesit dhe ne e nisëm këtë aksion duke ditur nevojën e madhe për të investuar në arsim si dhe forcimin dhe ngritjen e kuadrove të arsimuar që do të sigurojnë një të ardhme më të mirë shqiptare ne Malësi.
Në fillim të kësaj fushate, ne i informuam edhe adresat rajonale dhe ndërkombëtare për gjendjen e arsimit në Malësi, si ishte para vitit 2019, dhe si është tani. Dhe tani më së miri flasin veprat, ku me një administrim të shkëlqyer dhe punë të përbashkët, vendlindja jonë ka avancuar, veçanërisht në arsim, ku me punë dhe kerkesë të përbashkët projekti i rinovimit të gjimnazit do t’i afrohet shifrës prej 2 milionësh.
Ne kemi ndarë dhe paraparë gjithsej 40,000 dollarë për ndryshimin e dyshemesë, e cila ka mbetur jashtë projektit aktual, por që e kemi përfshirë me përpjekjet tona për të mirën e të gjithë qytetarëve të Malësisë.
Investimi në arsim dhe në institucionet arsimore është investimi më i mirë për një të ardhme të suksesshme dhe inkurajuese të të rinjve tanë.
Falenderojmë menaxhmentin e gjimnazit për bashkëpunimin e tyre, duke njohur rëndësinë e reformimit dhe forcimit të kapaciteteve arsimore në Malësi. Kujtojmë se jo shumë kohë më parë, gjimnazi i Malësisë u persekutua sistematikisht vetëm për shkak se në klasat e saj frymonte gjuha shqipe dhe në këtë aspekt, ish-skuadrat drejtuese synonin të reduktonin plotësisht klasat shqipe në Malësi, duke mos ofruar kushte të përshtatshme, që nuk plotësonin nevojat bazë për arsim dhe si te tille ushtronin spastrim etnik ndaj shqiptarve autokton. Por ata nuk e kuptuan se gjuha shqipe nuk mund të kufizohet mes katër mureve, gjuha shqipe është më e vjetër se guri dhe gjatë historisë i ka mbijetuar të gjitha vështirësive dhe kështu e theu edhe këtë “mur” me fitoren e partive shqiptare në vitin 2019 si dhe e vulosi me një fitore bindëse në mars të vitit 2023.
Ne si shoqatë do të vazhdojmë të mbështesim të gjitha projektet arsimore në komunën e Tuzit edhe në të ardhmen, sepse të rinjtë tanë janë pasuria jonë më e madhe dhe ata meritojnë të gjitha kushtet për tu arsimuar ne gjuhen, kulturen dhe traditen tonë.
Fëmijët tanë do të mësojnë me krenari gjuhën e Fishtës dhe Naimit në klasa moderne me standardet më të avancuara dhe do të jenë plotësisht të përgatitur në të ardhmen për të punuar për zhvillimin dhe përparimin e atdheut tonë të dashur.
Shfrytezoj rastin te faleminderoj donatoret që kontribuan për këtë projekt ku së bashku gjithëherë mund te bejmë diferencen!

Related posts

Mbyllet me sukses viti shkollor i mësimit të gjuhës shqipe për vitin 2022- 2023 në Athinë

admin

Ministria e Drejtësisë: Partitë kanë afat pesë ditë që të propozojnë anëtarët e grupit punues për ndryshimet kushtetuese në RMV

admin

Pse fuqizimi i koalicionit opozitar LEN po shkakton frikë tek pushteti?!

Gjyla Halili

Leave a Comment