BOTA

Biden, takime në Azi-Paqësor, Kina nis “rrethimin” e Tajvanit!

Në kohën e përshkallëzimit të tensioneve me Kinën dhe sinjaleve të reja kërcënuese nga Koreja e Veriut, SHBA-ja tenton të afrohet edhe më shumë me Japoninë e Korenë e Jugut.

Presidenti amerikan, Joe Biden u takua me homologun koreano-jugor, Yoon Suk Yeol dhe kreun e qeverisë japoneze, Fumio Kishida në rezidencën e tij Camp David pranë Uashingtonit. Biden foli për një  “epokë të re partneriteti”. Dhe jo “për një ditë, një javë apo një muaj, por për dekada të tëra.”

Në muajt dhe vitet përpara ne do të vazhdojmë t`i rrokim së bashku mundësitë që na krijohen, me një unitet dhe vendosmëri të palëkundur. Janë dekada marrëdhëniesh që jemi duke ndërtuar këtu.”-shprehet Biden.

Yoon theksoi, se, Camp David do të “mbetet në kujtesë si një vend historik, në të cilën Republika e Koresë, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara bënë të ditur, se duan të forcojnë rendin botëror të bazuar në rregulla dhe do të luajnë rol kyç për të rritur sigurinë rajonale dhe mirëqenien.

“Në një deklaratë të përbashkët, Biden,Yoon dhe Kishida dënuan “sjelljen e rrezikshme dhe agresive të Kinës” në Detin Jugor Kinez. “Ne jemi në mënyrë strikte kundër tentative për të ndryshuar status quonë në ujërat e Indo-Paqësorit”. Reagimi i Pekinit nuk erdhi me fjalë.

Në kohën kur tre liderët në fjalë përfundonin samitin historik  që synonte forcimin e mëtejshëm të aleancës së tyre, ushtria kineze nisi patrullime ajrore e detare rreth Tajvanit. Stërvitjet, sipas zyrtarëve kinezë, do të testojnë aftësinë e ushtrisë për të luftuar në kushte reale konflikti të armatosur.


Top Channel

Related posts

Sulm në shkollën e mesme në Uganda, vriten të paktën 41 nxënës

admin

Afrikë e Jugut, një kamion përplaset me dy autobusë shkolle, 15 të vdekur

admin

Ministrja gjermane: Kina po e sfidon mënyrën se si jetojmë së bashku në botë

admin

Leave a Comment