SHQIPËRI

“Motra e Shqipërisë, vëllai i Italisë”, pas 4 ditësh në Shqipëri, Rama përcjellë Giorgia Meloni-n

Banner

Pas 4 ditësh në Shqipëri, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka përfunduar qëndrimin e saj në jug të vendit, me ftesë të kryeministrit Edi Rama.

Ka qenë ky i fundit, i cili ka publikuar foto teksa shihen duke përshëndetur me dorë, e ku shkruan “Motra e Shqipërisë, vëllai i Italisë. Faleminderit Giorgia, ishte një nder”.

Para se të largohej, Rama së bashku me kryeministren e Italisë Giorgia Meloni kanë konsumuar një kafe në një nga lokalet e qendrës historike të qytetit të Vlorës. Meloni ka qenë e shoqëruar nga familjarët e saj. Ata kanë qëndruar më shumë se 90 minuta së bashku, ku kanë qenë dhe disa prej qytetarëve italianë.

Kjo vizitë erdhi me ftesë të kreut të qeverisë, e ndërsa nuk dihet se për çfarë është biseduar. Flitet që ka qenë një ftesë për të vizituar jugun e vendit për pushime, por mediat italiane kanë hedhur teza të ndryshme mbi qëllimin e këtij takimi.

Banner

Related posts

I zhdukur prej 2 javësh, ky është 53-vjeçari shqiptar i cili humbi kontaktet me familjen në Greqi

admin

Live në Facebook i riu bën aksident në rrugën e Arbërit: Oj nanë bre

admin

Abazoviq: Mali i Zi e ka pagën minimale e mesatare më të madhen në rajon

admin

Leave a Comment