SPORT

Kurrë më afër kualifikimit? – Kreu

Banner

Nëse do t’ia dilte, do të hynte në histori. Partizani kurrë nuk ka qenë në play off-in e ndonjë kupe të Evropës, edhe pse dikur ka luajtur në shtator ndaj gjigandëve të kontinentit si Këlni, Torino, Malmo, Sëlltik, Austria e Vjenës apo Benfika.

Gjithsesi, ato janë kohë të kaluara, dhe skuadra e sotme e kuqe do të arrinte një sukses të shënuar me play off-in e Ligës së Konferencës.

Kampionët e Shqipërisë, në të vërtetë, janë shumë pranë pas fitores 2-1 në Lituani ndaj Valmeirës në ndeshjen e parë, edhe pse llogaritë nuk janë mbyllur ende.

Këtë thotë edhe trajneri Zoran Zekiç, në prag të duelit të sotëm në Elbasan në orën 20:00. Të kuqtë do të kenë vetëm një mungesë të rëndësishme, sulmuesin Mba, ndërsa braziliani Da Silva ka krijuar një problem sepse nuk po aktivizohet.

Partizani u eliminua nga Championsi edhe pse dominoi ndaj BATE-s bjelloruse, ndërsa në Ligën e Konferencës eliminoi ekipin nga Andorra, Atletik Eskaldes.

Banner

Related posts

Tirana përgatitet për Europën – Kreu

admin

Vendimtar në finalen e Superkupës së Europës

admin

Darwin Nunez krahasohet me Thierry Henry nga legjenda e Liverpoolit

Gjyla Halili

Leave a Comment