BOTA

Suedia do ta rrisë nivelin e alarmit për terrorizëm

Suedia do ta rrisë alarmin për terrorizëm në nivelin e dytë më të lartë, ka thënë e përditshmja suedeze, Dagens Nyheter, pas djegies dhe akteve tjera kundër Kuranit, që i kanë zemëruar myslimanët.

Shërbimi i sigurisë SAPO planifikon ta rrisë nivelin e paralajmërimit nga 3 në 4, që nënkupton se ekziston kërcënim konkret për sulm, ka raportuar gazeta.

SAPO pritet të mbajë një konferencë për media më vonë gjatë ditës lidhur me çështjet e sigurisë kombëtare.

Britania dhe Shtetet e Bashkuara i kanë paralajmëruar shtetasit e tyre që të mos shkojnë në Suedi, për shkak të mundësisë së sulmeve terroriste, pas protestave që janë mbajtur në këtë shtet dhe Danimarkën fqinje, lidhur me djegiet dhe dëmtimet e kopjeve të Kuranit nga aktivistët kundër Islamit.


Top Channel

Banner

Related posts

“Nuk kemi më vend”/ New York-u është plot, paralajmëron migrantët të shkojnë diku tjetër

admin

Shokon Britania e Madhe! Banka Qendrore rrit në 5% normën e interesit, tronditen ekonomistët dhe investitorët

admin

Blinken i kërkon Greqisë dhe Turqisë të zgjidhin mosmarrëveshjet

admin

Leave a Comment