SHQIPËRI

Ambasadorja e SHBA-së: Mali i Zi duhet të mbështesë sovranitetin e Kosovës

Ambasadorja e SHBA-së në Mal të Zi, Judy Rising Reike ka folur për hapat që qeveria malazeze duhet t’i ndjekë për aspiratat e saj euroatlantike.

Po ashtu, ajo përmendi përkrahjen e sovranitetit të vendeve fqinje, me theks të veçantë Kosovën.

Sipas saj, Malit të Zi i nevojitet qeveri që dënon agresionin e Rusisë në Ukrainë si dhe mbështet sanksionet e BE-së ndaj Rusisë.

“Në mënyrë që Mali i Zi të arrijë aspiratat euroatlantike, i nevojitet një qeveri që dënon agresionin e Rusisë, avokon për integritetin territorial të Ukrainës dhe mbështet sanksionet e BE-së ndaj Rusisë, po ashtu të përforcojë pjesëmarrjen aktive në NATO, të mbrojë të drejtat e minoriteteve dhe të përkrahë sovranitetin e vendeve fqinje, përfshirë Kosovën”, ka shkruar ajo në Twitter.

Banner

Related posts

“Po kërcënon me luftë”, CNN: Kështu po i përgjigjet Vuçiqi sanksionimit të Vulinit nga SHBA-ja

admin

Ky është parashikimi i motit për nesër

admin

Ilir Meta mbështet VMRO-DPMNE-në: Fitorja e tyre do t’i jep një dimension të ri zhvillimit ekonomik të vendit

Gjyla Halili

Leave a Comment