SHQIPËRI

Ambasadorja e SHBA-së: Mali i Zi duhet të mbështesë sovranitetin e Kosovës

Ambasadorja e SHBA-së në Mal të Zi, Judy Rising Reike ka folur për hapat që qeveria malazeze duhet t’i ndjekë për aspiratat e saj euroatlantike.

Po ashtu, ajo përmendi përkrahjen e sovranitetit të vendeve fqinje, me theks të veçantë Kosovën.

Sipas saj, Malit të Zi i nevojitet qeveri që dënon agresionin e Rusisë në Ukrainë si dhe mbështet sanksionet e BE-së ndaj Rusisë.

“Në mënyrë që Mali i Zi të arrijë aspiratat euroatlantike, i nevojitet një qeveri që dënon agresionin e Rusisë, avokon për integritetin territorial të Ukrainës dhe mbështet sanksionet e BE-së ndaj Rusisë, po ashtu të përforcojë pjesëmarrjen aktive në NATO, të mbrojë të drejtat e minoriteteve dhe të përkrahë sovranitetin e vendeve fqinje, përfshirë Kosovën”, ka shkruar ajo në Twitter.

Banner

Related posts

Gjykata rrëzoi Berishën, Bylykbashi: Kemi marrë reagim të fortë nga demokratët

admin

Zgjedhjet e 14 majit/ Tërhiqet edhe kandidati i PD-së në Krujë: S’bëhem pjesë e asnjë farse politike

admin

Gazetari kosovar pyetet se çka është “peci” në një TV të Tiranës, plas e qeshura në studio

admin

Leave a Comment