Michel Platini, ish-presidenti i UEFA-s, ka dhënë një intervistë të gjatë për “Corriere della Sera”, ku ka folur për shumë aspekte, përfshirë skandalet e FIFA-s.
“Unë nuk bëra asgjë, e dija se nuk kisha asgjë për të qortuar veten, gjithmonë bëja gjithçka në mënyrë korrekte.
Pashë vuajtjet e familjes sime dhe njerëzve të afërt. Beteja që drejtova ishte kundër padrejtësisë. Qëllimi i asaj fushate ishte të më nxirrnin jashtë loje.
Jam akuzuar nga komisionet e FIFA-s që ata menaxhojnë.
Sapo u largova nga bota e zyrtarëve të futbollit që donin të më pengonin të bëhesha president, drejtësia veproi drejtë.
Jashtë futbollit fitova, brenda humba, prandaj nuk dotë dorëzohem sepse ishte një padrejtësi.
Ka njerëz që më lënduan shumë.
Nuk më intereson aq shumë FIFA.
Për Infantinon, Ceferin, ajo botë është gjithçka sepse ata nuk kanë jetuar asgjë më parë dhe ,jashtë, janë askush, nuk kanë luajtur kurrë futboll.
Ata, si Blatter, janë bërë të rëndësishëm vetëm brenda ndërtesave të tyre dhe vetëm aty kanë vlerë. Kam vuajtur shumë atë periudhë dhe e vetmja gjë që kuptova ishte se ata donin të më dëmtonin”, është shprehur ndër të tjera Platini.