SHQIPËRI

Shifra rekord: Nga janari deri në korrik mbi pesë milionë turistë vizitojnë Shqipërinë

Turizmi nuk e ndal hovin. Numri i shtetasve që po vizitojnë Shqipërinë ka arritur në mbi 5 milionë vetëm për shtatë muajt e pare të këtij viti, ku 4 milionë prej tyre kanë zgjedhur Aeroportin e Rinasit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Turizmit, Spanja ka më shumë se dyfishin të numrit të vizitorëve krahasuar me vitin që shkoi, e ndjekur nga Turqia, Mali i Zi, Franca e Italia. Edhe pse në luftë nga shifrat verehet se ka pasur pushues edhe nga Ukraina apo Kina e Largët.

Shqipëria si destinacion turistik është marketuar në mediat më prestigjoze në botë, duke u kthyer në një nga vendet më të preferuara për të pushuar jo vetëm gjatë sezonit veror por përgjatë gjithë vitit.

Në periudhën e pare të  të këtij viti, vendi ka pritur 33% më shumë vizitorë të huaj krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas tur operatorëve 2023 pritet që të jetë viti më i suksesshëm, shkruan abcneës.al, transmeton Insajderi.

Banner

Related posts

Eva Buzo ndërpret sfidën pas 28 orësh not, dërgohet në spital pas problemeve shëndetësore

admin

“Nuk doja kurrë ta vrisja motrën”, gjykata lë në burg 40 vjeçaren

admin

Parashikimi i motit/ Temperatura deri në 29°C, priten shira në mbrëmje

admin

Leave a Comment