Sistemi famëkeq i rrëmujshëm politik i Belgjikës po i jep Bashkimit Evropian një kokëçarje të vërtetë në atë se ky shtet nuk po tërheqë fondin e rimëkëmbjes.
Në një histori që përqafon akuzat e shantazhit, një kryeministër liberal flamisht, një ministër francez i pensioneve socialiste, kryebashkiaku i një qyteti të vjetër industrial dhe një parti punëtorësh që nuk është as në qeveri, po e qojnë vendin në një rrezik që të humbas 4.5 miliardë euro në grante të BE-së.
Në thelb, çështja është e vjetër me dekada në atë se sa duhet të përpiqet BE të ndikojë në politikat kombëtare në 27 anëtarët e saj.
Fondi i përbashkët pas pandemikë prej 800 miliardë euro i bllokut është bazuar në një tregti të thjeshtë: para në dorë në këmbim të reformave. Por kur ky ekuilibër i vështirë bie në kundërshtim me politikën e mprehtë të brendshme, ai mund të dështoj.
Ngatërresë belge është rasti në fjalë. Për të marrë paratë, Belgjika duhet të futë reforma për ta bërë sistemin e saj të pensioneve më pak të kushtueshëm.
Problemi është se koalicioni qeverisës prej shtatë trupash i Belgjikës është në mëdyshje rreth asaj se si t’a bëjë këtë, me disa politikanë me ndikim që sugjerojnë se do të ishte më mirë vetëm të refuzonin të hollat. Krahas kësaj, zyrtarët e BE-së shprehën dyshimin nëse Belgjika do t’ja dilte të binte dakord mbi një reformë.
“Evropa nuk duhet të diktojë se çfarë lloj politikash pensioni duhet të kenë shtetet,” tha në një intervistë Karine Lalieux, ministrja belge e pensioneve.
Belgjika duhet ende që ta paraqesë kërkesën e saj të parë për tërheqjen e fondeve e krahas kësaj, Gjermania, Finlanda dhe disa qeveri të tjera ende nuk kanë kërkuar fonde — kjo është arsyeja se pse vonesa po i shqetëson zyrtarët e BE-së.
Ndërsa, ngritja e fondit të rimëkëmbjes, në një marrëveshje të arritur në 2020, u pa si mundësi nëpërmjet së cilës vendet e BE do të zbatonin reformat strukturore në këmbim të granteve dhe kredive të BE-së.
Por për këtë, vendimmarrësit politikë do të duhet të shohin se instrumenti ka qenë një sukses.
“Në qoftë se ju nuk mund të zbatoni reformat e vështira, cili është qëllimi i përsëritjes së saj?” tha një zyrtar i BE.
Shtatë parti
Qeveria belge shtrihet nga liberalët ekonomikë të krahut të djathtë deri te demokratët e krishterë, socialistët dhe të gjelbrit.
Në një përpjekje për të thyer bllokimin, kryeministri, Aleksander De Kroo paraqiti propozimet e tij të reformës së pensioneve. Por, kjo ndihmoi pak për të shëruar të çarën brenda koalicionit.
Ai nuk është i ndihmuar nga fakti se ai është një liberal flamisht, si pari më e madhe në koalicion,
Vetë socialistët po ndjejnë të nxehtin nga Partia e Punëtorëve Belgë (PTB, që nuk janë në qeveri, por kanë bërë fushatë kundër rritjes së pagave për ndërmarrjen shtetërore CEOs dhe mbrojtën me forcë pensionet ekzistuese dhe përfitimet e papunësisë, duke tërhequr vëmendjen e votuesve të zhgënjyer me socialistët më kryesorë.
Kjo jep një të dhënë se pse Paul Magnette, kreu i socialistëve frëngjishtfolës — kryetari i bashkisë së qytetit Tërleroi tha se më mirë të hiqte dorë nga grantet e BE-së sesa t’i duhej të nënshkruante një reformë në kundërshtim me vlerat e partisë së tij. Po ashtu, ai akuzoi Komisionin Evropian për “shantazh”, raporton Politico.
Bonusi i pensioneve
Thelbi i luftës është ndikimi buxhetor i reformës, e cila ka për qëllim të “përmirësojë qëndrueshmërinë financiare të sistemit të sigurimeve shoqërore dhe të financave publike,” sipas planit të rimëkëmbjes të rënë dakord nga Belgjika me Komisionin Evropian.
Sipas Byrosë Federale të Planifikimit të Belgjikës, problemi është se një “bonus pensionesh” për të cilin është rënë dakord verën e kaluar u jep pensionistëve një nxitje financiare për të vazhduar të punojnë përtej shansit të parë të pensionit dhe kjo rrit ngarkesën e pensioneve në buxhetin e shtetit me 0.1 në 0.3 për qind të PKB-së deri më 2070.
“Është e rëndësishme që në dy, tre dekadat e ardhshme të shohim se do të jemi në gjendje të administrojmë koston e pensioneve dhe mënyrën se si është organizuar,” tha Vinsent van Peteghem, ministër i financave i Belgjikës nga partia CD&V.
Lalieux tha se po negocionte masa shtesë me De Croo për të siguruar se ndikimi buxhetor i reformave është neutral apo edhe pozitiv.