SHQIPËRI

Vrasje në Bulqizë: I riu vritet me kaçavidë duke u munduar ta shpëtojë djalin e xhaxhit nga autori i krimit

Banner

Një vrasje ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në qytetin e Dibrës.

26-vjeçari Dritan Manjani është goditur me kaçavidë dhe për pasojë ka humbur jetën në spital.

Autori Dorjan Mema është arrestuar nga uniformat blu dhe ndodhet në rajonin e policisë së Dibrës.

Një ditë më parë autori Mema është konfliktuar me fqinjin e tij. Ata kanë qënë së bashku në kafe dhe konflikti ka nisur aty.

Më pas autori Mema ka shkuar në shtëpinë e fqinjit me kaçavidë në dorë për t’u sqaruar dhe situata ka dalë jashtë kontrollit.

Në përpjekje për të ndalur sulmin, viktima Dritan Manjani i ka dalë përpara autorit, i cili po shkonte të qëllonte djalin e xhaxhit të Manjanit.

Për pasojë, autori Mema ka goditur për vdekje me kaçavidë 26-vjeçarin në sy të nënës së tij.

Një fqinj tregoi se ishte në kafe me viktimën pak para se të ndodhte ngjarja. Ai tha se ishte në një tavolinë me 26-vjeçarin Dritan Manjani dhe më pas ishte larguar. Po në atë lokal kishte qenë edhe autori Dorjan Mema, që sipas qytetarit nga aty ka nisur konflikti që shkoi deri në vrasje.

“Kam qenë në vendngjarje pa ndodh sherri. Ishin duke ngrënë e pirë 5 veta. Ne pimë kafe me të ndjerin që vdiq. Pimë kafe dhe u largova. I lashë duke pirë, ishin bashkë, 5 vetë, përfshirë edhe këtë që kanë vrarë viktimën. Unë dhe viktima ishim në atë lokal me një tavolinë tjetër. Ne pimë kafe, unë u largova. Viktima ishte aty me ata. Po rrinte veçantë, nuk u bashkua me ata. Aty ka nis konflikti. Kanë ardhur në orën 12 e 30, ka qenë duke ngrënë bukë viktima. Kanë ardhur jashtë dhe i kanë rënë borisë, aty e kanë plagosur”, thotë ai.

Banner

Related posts

Gjendet e vdekur një 36-vjeçare amerikane në një hostel në Shkodër

admin

Vula për PD-në, Oerd Bylykbashi: Ditë e zezë për drejtësinë shqiptare! Pati presion në sallë

admin

Ilir Meta e quan provokim draftin e kryeministrit Rama për Asociacionin

admin

Leave a Comment