BOTA

Guvernatori i Hawaii-t: Ekipet e shpëtimit mund t’i gjejnë deri në 20 viktima në ditë

Banner

Ekipet e kërkim-shpëtimit në Hawaii do të mund t’i gjejnë trupat e 10 deri 20 viktimave në ditë, ka thënë guvernatori Josh Green për transmetuesin amerikan CBS News.

Numri i të vdekurve si pasojë e zjarreve pyjore ka arritur në 96 të dielën, duke e kthyer katastrofën e fundit në Hawaii si më të keqen në Shtetet e Bashkuara, në më shumë se një shekull.

Sipas guvernatorit Green, do të duhen më shumë se 10 ditë për ta mësuar numrin e saktë të viktimave. Gati e gjithë qyteza Lahaina është shkatërruar nga zjarri.

“Nuk ka mbetur asgjë për t’u parë përveç shkatërrimit”, ka thënë Green për CBS.

Ai ka thënë se të gjithë banorët e Lahainas – vend me 12.000 banorë – kanë ikur apo e kanë pësuar nga zjarri.

Deri të shtunën, zyrtarët kanë thënë se vetëm 3 për qind e territorit në Lahaina është gjurmuar.

Në ndihmë janë dërguar ekipe të vendeve tjera, me qëllim të identifikimit të viktimave.

Zjarri vdekjeprurës në Lahaina është ende aktiv, ndonëse pjesa më e madhe është fikur, sipas autoriteteve të qarkut Maui.

Se si ka nisur zjarri nuk dihet, edhe pse konsiderohet të jetë nxitur nga erërat e nxehta të Uraganit Dora në afërsi.


Top Channel

Banner

Related posts

Prokurorët rusë kërkojnë 20 vjet burgim për Navalnyn

admin

Vriten gjashtë ushtarë turq nga luftëtarët kurdë në Irak

admin

SHBA demonstron fuqinë ushtarake pas tubimeve anti-amerikane në Korenë e Veriut

admin

Leave a Comment