Në kohën kur globi shënoi në korrik muajin më të nxehtë të të gjitha kohërave, edhe qyteti jugperëndimor amerikan Finiks në shtetin e Arizonës theu rekordin e të nxehtit të regjistruar në këtë shtet të vitit 1974, me temperatura mbi 43°C për 31 ditë rresht.
Ky muaj duket se ka qenë veçanërisht i vështire për strukturat spitalore të zonës, të cilat janë përballur me nivele rekord shtrimesh të pacientëve me sëmundje që lidhen me temperaturat e larta.
Mjekët thonë se nuk kanë qenë kurrë kaq të zënë me një numër të tillë pacientësh që nga koha e pandemisë së COVID.
Për t’i ulur sa më shpejt temperaturën e trupit, ata shpesh i fusin të sëmurët në një shtresë akulli të përzier me ujë.
Në mesditë, temperatura rekord është 43°C, por temperatura e sipërfaqes është 65.5°C e ngjashme me furrën. Një punëtori ndërtimi, edhe pse pinte ujë, kamera i tregoi se trupi i kishte mbërritur në 43°C.
Finiks, kryeqyteti i Arizonës, tani është një qytet me 1.6 milionë banorë, i pesti më i populluari në Shtetet e Bashkuara. Pavarësisht vendndodhjes së tij në shkretëtirën Sonoran – e cila shtrihet në jugperëndim të SHBA-së dhe në veri të Meksikës – Finiks është bërë një vend i preferuar për pensionistët, që tërhiqen nga dielli gjatë gjithë vitit dhe sfondi i tij malor.
Por ata janë ndërkohë dhe një nga kategoritë më të rreziku ng ai xenhti përvëlues. Ndonjëherë njerëzit humbasin mendjen në trotuarin përvëlues, duke pësuar djegie të rënda në trup.
“Fatkeqësisht, disa prej tyre gjenden pa ndjenja dhe vetëm të qenit në tokë për pak kohë mund të shkaktojë djegie”, thonë mjekët.
I nxehti gjithashtu përkeqëson gjendjet si diabeti, sëmundjet e mushkërive dhe problemet e zemrës.
Top Channel