AKTUALE

Kurti: I emocionuar që Kosova i është bashkuar Partneritetit për Qeverisje të Hapur

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur i emocionuar me anëtarësimin e Kosovës në iniciativën e Partneritetit për Qeverisje të Hapur (Open Government Partnership).

Kurti ka thënë se Partneriteti për Qeverisje të Mirë përfshin 76 qeveri nacionale dhe 104 qeveri lokale

“I emocionuar për të njoftuar se Kosova i është bashkuar Partneritetit për Qeverisje të Hapur, një nismë ndërkombëtare që përfshin 76 qeveri kombëtare dhe 104 qeveri lokale dhe nxit transparencën, llogaridhënien dhe qasjet novatore për angazhimin publik”, ka shkruar Kurti, në platformën X, transmeton Telegrafi.

 

Edhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka bërë të ditur se Kosova është bërë anëtarja më e re e Open Government Partnership (Partneritet për Qeverisje të Hapur).

Me kënaqësi të madhe ndaj lajmin se Republika e Kosovës është bërë anëtarja më e re e Open Government Partnership. Ne i bashkohemi pjesës tjetër të vendeve demokratike të botës në një angazhim të përbashkët për një qeveri të hapur të përgjegjshme dhe inovative dhe për të inkurajuar angazhimin e qytetarëve në politikëbërje”, ka njoftuar Krasniqi.

Partneriteti për Qeverisje të Hapur (Open Government Partnership) është iniciative globale ndërqeveritare, e cila filloi në vjeshtë të vitit 2011 dhe si mandat ka krijimin e kushteve për një qeverisje të hapur dhe llogaridhënëse përballë qytetarëve në shtetet përkatëse.

Ky mekanizëm global obligon shtetet anëtarë të saj që të zbatojnë planet e tyre nacionale sepse në të kundërtën merren masa edhe të përjashtimit nga kjo iniciativë globale. /Telegrafi/

Related posts

Kurti: Policët thonë se kanë qenë duke ngrërë ushqim në momentin e rrëmbimit

admin

Rufi Osmani lartëson figurën e Arben Taravarit: Rikthen shpresën e humbur te shqiptarët

Gjyla Halili

Parashikimi i motit për sot

admin

Leave a Comment