BOTA

Bilanc i frikshëm në Hawaii, shkon në 89 numri i viktimave nga zjarret

Numri i vdekjeve në Hawaii është rritur sërish në një bilanc prej 89 personash, teksa flakët rrafshuan një qytet të tërë.

Më shumë se 2200 ndërtesa u dëmtuan dhe u shkatërruan pasi zjarri shpërtheu Lahaina, duke shkaktuar dëme prej 5.5 miliardë dollarësh. Së fundmi në zjarret më të rënda në SHBA gjatë 100 viteve të fundit kanë mbetur mijëra persona të pastrehë.

Autoritetet Hawaii kanë nisur hetimet për shkaqet e zjarrit, ndërsa banorët kanë deklaruar se nuk ka pasur asnjë paralajmërim. Ishulli ka sirena alarmi për të paralajmëruar për fatkeqësi natyrore dhe kërcënime të tjera, por mendohet se nuk kanë rënë gjatë zjarrit.

Ndërtesat janë kthyer në gërmadha, hotelet dhe restorantet që presin miliona turistë janë shkatërruar totalisht.

Guvernatori Josh Green deklaroi se numri I viktimave pritet të rritet edhe më shumë, pasi e gjithë situata flakëve doli jashtë kontrollit. Puna po vijon ende për të identifikuar trupat dhe eshtrat, të cilat janë dërguar për testet e AND-së.

Katastrofa filloi të shpalosej pak pas mesnatës të së martës kur u njoftua për një zjarr dhe në vetëm pak orë i gjithë ishulli ishte në flakë.

Përveç banorëve vendas që u evakuuan me shpejtësi, turitët ishin ata që kërkuan të largohen duka braktisur pushimet e tyre. Ndërkohë pjesa tjetër që mbeti në ishull u strehuan në kampet e ngritur nga autoritetet vendase.


Top Channel

Related posts

Foto që nuk duhen humbur/ Moti ekstrem i korrikut në të gjithë botën

admin

35 viktima nga përmbytjet në Korenë e Jugut, vazhdojnë kërkimet në tunelin ku njerëzit janë bllokuar brenda mjeteve

admin

Takim ndërkombëtar në Arabinë Saudite për Ukrainën

admin

Leave a Comment