KOSOVË

Transmetoi live në Instagram vrasjen e një gruaje në Bosnjë, gjendet i vetëvrarë autori që la 3 viktima dhe disa të plagosur

Banner

Tre persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në qytetin boshnjak Gradacac, pasi një burrë transmetoi drejtpërdrejt të shtënat ndaj një gruaje në Instagram.

Radio Europa e Lirë raporton se i dyshuari Nermin Sulejmanoviç, 35 vjeç kreu vetëvrasje pas krimit. Ai është gjetur i vdekur nga forcat e policisë në zonën e qytetit verilindor të Bosnjës, Gradaçacit.

“Sulejmanoviç e vrau ish-bashkëshorten dhe dy burra të tjerë, babë e bir, me pistoletë. Ai, po ashtu, plagosi një polic, si dhe një burrë tjetër dhe një grua në zona të ndryshme në Gradaçac”, njoftoi Zyra e Prokurorit në Tuzla.

“Policia e gjeti atë të vdekur në veturën e tij dhe operacioni i policisë po vazhdon”, tha ministri i Brendshëm i kantonit të Tuzlës, Hajrudin Mehanoviq për Radion Evropa e Lirë.

Ndjekja e të dyshuarit zgjati disa orë. Ai kishte publikuar hollësi nga akti i vrasjeve në dy postime të ndara në rrjetin social Instagram, por ato përmbajtje janë fshirë më vonë nga vetë rrjeti social.

Ministria e Brendshme konfirmoi se videot e shpërndara në rrjetet sociale nga i dyshuari janë fshirë.

Sipas raportimeve të mediave boshnjake, burri filloi transmetimin e tij të drejtpërdrejtë në Instagram duke thënë se shikuesit “do të shohin se si duket një vrasje e drejtpërdrejtë” dhe më pas mori një armë dhe qëlloi gruan. Më pas ai tha në Instagram se kishte vrarë disa persona dhe kishte tentuar të shënjestronte një oficer policie.

“Kam qëlluar mbi një oficer policie, por ai shpëtoi. Ai u arratis me një Skoda dhe unë nuk arrita ta arrij me BMW-në time”, tha ai.

Gjatë shtatë viteve të fundit, gjithsej 60 gra kanë humbur jetën nga dhuna në Bosnje dhe Hercegovinë, me tetë raste vetëm në vitin 2022.

Banner

Related posts

Numërohen 352 nga 941 qendra votimi në Tiranë, kryeson Erion Veliaj me 53.05% të votave

admin

Kosova ka zbatuar zotimet, e rëndësishme që BE të largojë masat

admin

6 nga 81 deputetët e Kuvendit të Malit të Zi do të jenë shqiptarë

admin

Leave a Comment