SHQIPËRI

Kurti i kërkoi Maqedonisë së Veriut të rrijë larg nga Serbia, Petkoviq: Beogradi, miku më i madh i Shkupit

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, e ka komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti që e bëri në Tetovë gjatë një tubimi që u organizua për vizitën e tij.

Kurti atje tha se Maqedonia e Veriut duhet të jetë më afër Kosovës, Shqipërisë e Bullgarisë dhe të qëndrojë sa më larg Serbisë.

Këtë Petkoviq e quajti “pafytyrësi dhe marrëzi e shumëfishtë”.

“Deklarata të tilla Kurti i bën duke u angazhuar hapur në destabilizimin e Maqedonisë së Veriut dhe nga Tetova, e cila në të kaluarën e afërt ishte në qendër të terrorizmit dhe separatizmit shqiptar, sulmon Beogradin, sepse Serbia është miku më konsekuent dhe më i sinqertë i Shkupit në rajon”, tha Petkoviq, raporton Express.

Ai bëri pretendimin e zakonshëm se Serbia është për ndërtimin e “urave të bashkëpunimit miqësor me të gjithë ata që kujdesen që rajoni të lërë përgjithmonë pas epokën e errët të ndarjeve dhe konflikteve ndëretnike dhe të hyjë në rrugën e zhvillimit dhe përparimit”.

Kurti dje në një vizitë jozyrtare në Tetovë iu drejtua me një thirrje pushtetit në Shkup.

“Aleanca veriatlantike NATO’ja, Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar janë platforma vlerore e cila na sjell mbrojtje e siguri sidomos në këtë kohë kur imperializmi rus e riktheu luftën në kontinentin tonë europian. Maqedonia e Veriut, sa më afër Kosovës, Shqipërisë dhe Bullgarisë e sa më larg Serbisë, e cila nuk po distancohet as nga Milosheviqi e as nga Putini – aq më afër ajo, aq më afër Maqedonia e Veriut do të jetë anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe aq më i sigurt do të jetë rajoni i ynë i Ballkanit. E për këtë ne duhet ta ndihmojmë dhe duhet ta përkrahim Maqedoninë e Veriut”, tha Kurti.

Banner

Related posts

Shqipëria heq vizat me pesë shtete në përpjekje për të joshur sa më shumë turistë të huaj

Gjyla Halili

Rrezikuan mbytjen në det, shpëtohen 12 persona në Durrës dhe Velipojë

admin

Dalin pamjet, Safet Gjici dhe Alma Kaçi në gjykatë

admin

Leave a Comment