BOTA

Rritet numri i emigrantëve nga ish-vendet sovjetike në kufirin SHBA-Meksikë

Pavarësisht përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara për të frenuar emigracionin, fluksi i emigrantëve në kufirin me Meksikën po vazhdon.

Por pjesë e këtij fluksi nuk janë vetëm emigrantët nga vendet e Amerikës Qendrore dhe Jugore. Për të mësuar më shumë mbi vështirësitë e këtyre emigrantëve, Zëri i Amerikës bisedoi me një emigrant në Tihuana dhe një tjetër në Rejnosa.

Një numër emigrantësh nga Taxhikistani, një vend nga Azia Qendrore, që ka qenë pjesë e ish-Bashkimit Sovjetik, janë nisur për në Shtetet e Bashkuara.

Ata ndodhen në Meksikë, ku kanë kërkuar azil për shkak të luftës në Ukrainë.

“Dua të shkoj në Amerikë”, thotë Fajodi nga Taxhikistani.

Zyrtarët e imigracionit thonë se po shohin një rritje të azilkërkuesve nga vendet ish-sovjetike.

Qeveria meksikane thotë se numri i emigrantëve nga Taxhikistani, Kirgistani, Kazakistani dhe Uzbekistani pothuajse u dyfishua nga viti 2021 në 2022, dhe numri tyre është në rritje.

Gazetari Ulanbek Asanaliev, i cili punon për shërbimin uzbek të Radios Evropa e Lirë, ka ndjekur nga afër udhëtimin e tyre.

“Ndonjëherë ata bien në kontakt me kriminelë dhe trafikantë të drogës”, thotë ai.

Asanaliev mësoi se shumë prej azilkërkuesve kishin nënshtetësi ruse dhe mund të kenë marrë ftesë për të pjesë në luftën në Ukrainë. Për të shmangur rekrutimin në luftë, ata kanë vendosur të largohen nga vendi.

“Më shumë se 1 milion njerëz nga Kurdistani, Uzbekistani dhe Taxhikistani, punojnë në Rusi. Pas fillimi të luftës në Ukrainë, situata në Rusi ndryshoi”, thotë ai.

Shumë nga këta emigrantë po udhëtojnë drejt qyteteve kufitare meksikane të Tihuanës dhe Rejnosës. Carlos Victor Peña Ortiz është kryebashkiak i Rejnosës.

“Shumë njerëz nga Ukraina, Kazakistani, Taxhikistani dhe shumë vende të tjera po kalojnë tani nëpër këtë kufi. Fluksi i emigrantëve vazhdon të rritet”, thotë ai.

Shumica e tyre mbërrijnë së pari në qytetin e Meksikos ose Kankun përpara se të shkojnë në qytetet pranë kufirit me Shtetet e Bashkuara.

Por shumë prej emigrantëve nga vendet ish-sovjetike të Azisë Qendrore nuk shkojnë në qendrat e strehimit për të kërkuar ndihmë, thotë Enrique Lucero, drejtor i Zyrës së Çështjeve të Emigrantëve në Tihuana.

“Ashtu si në rastin e emigrantëve nga Azia, Rusia dhe Kazakistani, njerëzit nga të gjitha ato rajone po qëndrojnë në hotele”, thotë ai.

Por një numër i madh emigrantësh u detyruan të jepnin gjithçka për të arritur në Meksikë. Fajoudi thotë se atij iu deshën 4 muaj për të arritur në Meksikë, me shpresën për të marrë azil në Shtetet e Bashkuara.

“Të gjitha paratë i shpenzova për hotelin. Nuk kam para për ushqim. Nuk kam para”, thotë ai.

Këta katër emigrantë janë nga Bjellorusia, një aleate e Rusisë, që kufizohet me Ukrainën.

Ky emigrant, pjesë e një grupi prej 25 personash nga Kirgistani, shpreson të shkojë te një i afërm në Shtetet e Bashkuara.

“Në Filadelfia kam miq dhe një vëlla”, thotë ai.

Ata u bashkohen mijëra emigrantëve të tjerë që presin në kufi, duke shpresuar për siguri dhe një fillim të ri në Shtetet e Bashkuara./REL


Top Channel

Related posts

Biden-Erdogan bisedë telefonike mbi anëtarësimin e Suedisë në NATO

admin

Përplasen autobusët në New York, 18 të plagosur

admin

Zjarret në Havai, pikëpyetje mbi mosfunksionimin e sistemeve të alarmit

admin

Leave a Comment