AKTUALE

Ku janë 160 çerdhe”, “Ku mbetën sigurimet shëndetësore”, rinia e PDK-së proteston para Qeverisë

Në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar para Qeverisë së Kosovës me moton – “Ktyne nuk ua nin për neve”.

Arbnora Salihu, Kryetare e Rinisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, rinia e Kosovës nuk mund të festoj, por të protestoj ndaj një Qeverie e cila nuk e ka prioritet rininë.

“Vetëm në dy vitet e fundit janë larguar rreth 100 mijë të rinjë nga Kosova. Të rinjtë në Kosovë, çdo ditë po ballafaqohen me kosto të lartë të jetesës, mungesë të infrastrukturës së nevojshme për të zhvilluar veprimtaritë e tyre, mungesë të vendeve të reja të punës etj.”, ka thënë Salihu.

Prandaj, sipas saj, të rinjtë e Kosovës, sot për sot nuk kanë kurrfarë arsye për të festuar por vetëm për të protestuar. “

“Një gjë është e vërtetë. Kjo Qeveri po dëshmon se nuk ua nin për neve.  Prandaj, edhe ne, nuk kemi kurrfarë arsye për të festuar por vetëm për të protestuar”, ka përfunduar Salihu.

Kjo protestë e Rinisë Demokratike të Kosovës po zhvillohet në kuadër të “Muajit të Rinisë”, gjatë së cilit RDK ka organizuar një sërë aktivitetesh me të rinjë dhe të reja nëpër gjithë territorin e vendit. /Telegrafi/

Banner

Related posts

Osmani – Lajçakut: Kosova ka treguar vullnet për shtensionim, ofroi zgjedhje të reja në veri

admin

BDI i reagon Izet Mexhitit: Fitorja nuk blihet, as nuk huazohet. Fitorja fitohet. Dhe, ne do ta fitojmë sërish!

Gjyla Halili

VLEN: BDI non grata 20 vite pushtet me 1% moral dhe 100% korrupsion

Gjyla Halili

Leave a Comment