BOTA

SHBA-ja sanksionon edhe katër biznesmenë rusë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione të reja ndaj katër rusëve të lidhur me kompaninë financiare, “Alfa Group”, dhe me një shoqatë ruse të biznesit, njoftoi Departamenti i Thesarit i SHBA-së.

Këto janë masat më të fundit ndaj elitës financiare të Moskës për shkak të luftës në Ukrainë.

Departamenti i Thesarit tha më 11 gusht se ka sanksionuar katër burra të cilët shërbyen në bordin mbikëqyrës të “Alfa Group”,  Petr Olegivich Aven, Mikhail Maratovich Fridman, German Borisovich Khan dhe Alexey Viktorovich Kuzmichev, një prej kompanive më të mëdha financiare dhe investuese të Rusisë.

Thesari ka vendosur sanksione edhe ndaj Shoqatës ruse të Punëdhënësve dhe Unionit rus të Industrialistëve dhe Sipërmarrësve.

“Elita e pasur ruse duhet ta lirojë veten nga mendimi se mund të bëjë biznes si zakonisht, derisa Kremlini po kryen luftë kundër popullit ukrainas”, tha zëvendëssekretari i Departamentit të Thesarit, Wally Adeyemo.


Top Channel

Banner

Related posts

Këputet kablloja e teleferikut në Pakistan, tetë fëmijë bllokohen 1200 metra në ajër

admin

Ambasadori Geer uron kryeministrin Xhaferi: Moment i rëndësishëm në marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së

Gjyla Halili

Deputeti grek përjashtohet nga partia e Mitsotakis pas komenteve për migrantët

admin

Leave a Comment