KOSOVË

Për shtatë muaj, 14 vrasje në Kosovë

Derisa lokalet nuk u bënë cak i qërimit të hesapeve mes grupesh të armatosura, kafeja kishte shijen dhe  kënaqësinë e veçantë, por pas disa përplasjeve të armatosuara së fundmi në Prishtinë dhe në qytete tjera, kafateritë janë kthyër në frikë dhe kërcënim për qytetarët. Rasti i 39 vjeçarit, i cili vdiq natën e kaluar nga të shtëna me armë në një kafiteri në Runik të Skenderajt e çon në tre numrin e të vrarë vetëm brenda një jave në Kosovë.

Në Policinë e Kosovës na thanë se vetëm në periudhën janar-korrik kanë ndodhur 14 vrasje, ndërsa janë konfiskuar 636 armë pa leje dhe 9531 municione. Për krejt këto ngjarje Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj fajëson Qeverinë e Kosovës.

“Qasja e gabuar e Qeverisë dhe e Ministrisë së Punëve të Brendshme duke zhvendosur elementin kyç në shoqëri, sigurinë publike, brenda agjendës së saj puro politike, kanë bërë që elementet me prirje kriminale të organizohen në banda të cilat sot cenojnë të papenguara jetën e qytetarëve”, ka thënë Haradinaj.

Për këtë situatë edhe Arian Vranica, nga shoqata e Gastronomëve ua lë fajin institucioneve të sigurisë dhe të drejtësisë. Sipas tij, rasti tragjik në Bon Vivant ka ndikuar në rënie të klientëve në kafiteri.

Sociologja Flaka Ymeri konsideëron se të gjithë duhet angazhuar për parandalimin e kësaj dukurie, e cila po shkakton pasiguri.

Incidentet e fundit të armatosura në lokale, e detyruan Policinë e Kosoëvs të zbatojë një plan të posaçëm operacional për të parandaluar rastete kriminale./21Media

Related posts

Situata në veri të Kosovës, Stoltenberg: Palët të ulin tensionet

admin

Takimi i fundit në Bruksel konfirmoi se Prishtina s’është e gatshme për deeskalim, thotë Petkoviq

admin

Tragjedi në Kosovë! Djali vret nënën

admin

Leave a Comment