SHQIPËRI

Rusia pezullon një marrëveshje me Shqipërinë

Rusia pezullon marrëveshjet fiskale me vendet jomiqësore. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nënshkroi një dekret për pezullimin e disa dispozitave të traktateve ndërkombëtare të taksave me 38 shtete, të cilësuar nga Moska si armiqësore, mes të cilave është edhe Shqipëria.

Bazuar në nevojën për të marrë masa urgjente në lidhje me kryerjen e veprimeve armiqësore nga shtete të ndryshme të huaja kundër Rusisë, shtetasve dhe personave juridikë të saj, vendos të pezulloj dispozitat e mëposhtme të traktateve ndërkombëtare” thuhet në deklaratën zyrtare të Kremlinit.

Deri më tani janë anuluar marrëveshjet për shmangien e taksimit të dyfishtë me pothuajse të gjitha vendet e Bashkimit Evropian. Po ashtu, anulimi prek Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar, Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut si dhe vende te tjera.

Konkretisht, dekreti presidencial pezullon ligjet që lehtësojnë taksimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, , interesat, të ardhurat nga shërbimet dhe të drejtat e autorit, tarifat dhe të ardhurat nga puna, si dhe taksat mbi kapitalin.

Traktatet e taksimit të dyfishtë lejojnë personat juridikë dhe individët që janë rezidentë tatimorë të një vendi, por marrin të ardhura në një tjetër, të paguajnë tatimin vetëm në një shtet.

Në mars 2022, Putin po ashtu firmosi një dokument të listës së vendeve “jomiqësore” të Rusisë. Në listën e shpallur, renditen shtetet që vendosën ose iu bashkuan sanksioneve kundër Rusisë pas fillimit të pushtimit në Ukrainë./abcnews.al

Banner

Related posts

Edhe Kisha Serbe kërcënon: Arrestimi i serbëve çon në konflikt

admin

“Na falni për hartën pa Kosovën”/ Letra e kompanisë spanjolle për ministren e Kulturës dhe Turizmit

admin

“Hapi derën…..”, detaji që nuk u kap nga video skandali i Safet Gjicit

admin

Leave a Comment