SPORT

4 fusha të reja futbollit në Tiranë/ Projekti i “100 fushave”, përfiton Dinamo, Vora dhe shkolla e Mjeshtrisë

600 mijë euro për katër fusha të reja futbolli në qarkun e Tiranës.Kështu projekti i 100 fushave i FSHF-së vazhdon të avancojë në këtë periudhë të vitit, që është edhe më e përshtatshmja për ndërhyrjet në infrastrukturë.Mes këtyre katër fushave janë dy të klubit Dinamos, i cili pavarësisht shtëpisë së re në Durrës, sikurse flitet, aktualisht do të stërvitet në periferi të Tiranës. Veç dy fushave të kompleksit të Dinamos kanë përfunduar një fushë në Vorë, e cila do të përdoret nga klubi i këtij qyteti që tashmë është në Kategorinë e Parë dhe një tjetër fushë në ish-qendrën e ekipeve kombëtare, apo në shkollën e Mjeshtrisë së Futbollit. Këto janë disa nga ndërhyrjet që federate e futbollit në bashkëpunim me klubet dhe pushtetet lokale po bën në prag të sezonit të ri, i cili do të startojë në javën e fundit të muajit gusht. Ndërkohë që kanë filluar punimet dhe për disa fusha në Shkodër, Lezhë, Lushnjë, Fier dhe Berat.

Related posts

Grasshopper ka shpreh interesim për ta rikthyer Hotin në Zvicër

admin

Max Verstappen fiton garën e parë të sezonit

admin

Rinovimi i Rrahmanit – Kreu

admin

Leave a Comment