SHQIPËRI

Kapuç, doreza dhe armë me silenciator, ky është ‘i forti’ nga Shkodra që reklamonte jetën e luksit

Amarildo Nikoll (Xhanej), 35-vjeçari nga Shkodra i arrestuar nga policia e Vlorës me armë me silenciator dhe i pajisur me municion luftarak, doreza dhe kapuç, rezulton me precendentë penalë në Itali.

I riu është i përfshirë më herët në trafikun e drogës. Paratë e përfituara nga rrugët kriminale investoheshin për të blerë dyqane dhe klube nate.

Amarildo Xhanej ra në prangat e policisë italiane pas një operacioni masiv të organizuar nga autoritetet për të goditur bandën.

Në 2011 Amarildo Xhanej u arrestua me një kilogram kokainë. Në krye të rrjetit të trafikimit të lëndëve narkotike ishin shqiptarët raportonin mediat italiane në atë kohë. Sipas hetuesve shqiptarët ishin ngarkuar të furnizonin dhe importonin drogën direkt nga Shqipëria. Përveç stilit të shtrenjtë jetesës ajo çfarë vihej re ishte edhe përdorimi i makinave dhe motorëve të shtrenjtë, të ardhurat e të cilave siguroheshin nga trafiku i drogës.

Related posts

Momenti kur pushuesit bëhen bashkë dhe shpëtojnë dy vajza nga mbytja në Shëngjin

admin

Balla nga Mallakastra: Saliu shiti rafinerinë dhe bëri një privatizim bashkë me ortakun e ri të SHPK-së, Ilir Metën

admin

Ndërron jetë avokati i njohur

admin

Leave a Comment