SPORT

Zyrtarizohet transferi i Albion Rrahmanit në Bukuresht

Albion Rrahmani është lojtar i Rapidit të Bukureshtit.

Klubi ka njoftuar zyrtarizimin e tij  nëpërmjet rrjetit social Facebook.

‘’Lewandowski’’ i  Malisheves u transferua për 600 mijë euro nga skuadra e Fc Ballkanit.

Ai tha se ndihet shumë mirë dhe ndihet i emociunuar.

“Uroj të dëshmoj vlerën time para tifozëve dhe klubit sa më shpejt që të jetë e mundur. Mezi pres të debutoj dhe të marr disa paraqitje”, tha ai në një prononcim pas zyrtarizimit.

22-vjeçari tregoi se pse e zgjodhi skuadrën nga Bukureshti.

“Zgjodha Rapid-in për shkak të projektit që kërkon të zbatohet këtu. Është një projekt shumë i mirë dhe ndjeva se është më e mira të jem këtu”, u shpreh ai.

Ish- sulmuesi i Ballkanit, nënshkroi kontratë trevjeçare me ekipin.

/BotaSot/

Related posts

Në finale Patriot Behrami dhe Shpëtim Bajoku

admin

Mourinho mund të rikthehet te Chelsea në Angli

admin

Rashica do të bëhet me ekip të ri këtë javë

admin

Leave a Comment