SHQIPËRI

Tentoi të grabiste bankën në Unazën e Madhe me tulla dhe i pa maskuar

Filiali i bankës në zonën e Unazës së Madhe është tentuar të grabitet ditën e sotme. 

Autori, Enrik Ismalaj kishte tentuar që të thyente xhamat e bankës, me tulla dhe më pas të kryente aktin e vjedhjes. Ai ka mundur të thyej një prej xhamave dhe tjetri ka marrë dëmtime të mëdha. Kaq mjaftoi që të sinjalizohej policia, e cila bëri të mundur dhe arrestimin e 23-vjeçarit në flagrancë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe më informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas, në rrugën “Teodor Keko”, në Unazë të Re, po tentonte të vidhte në një filial banke, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit të dyshuar dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore”, njoftoi policia. 

Në deklarimet e para në polici i riu tha se nuk kishte qëllim të grabiste bankën, por se ai vuan nga depresioni.

Banner

Related posts

Dalin pamjet, Safet Gjici dhe Alma Kaçi në gjykatë

admin

Çuçi kërkesë homologes Braverman: Amnistoni shqiptarët pa viza, por që punojnë ndershmërisht në Britani

admin

Akuzat për rritjen e pagave, Rama: Analfabetizmi politik është ku e ku më i keq se sa analfabetizmi real apo ai funksional

admin

Leave a Comment