SPORT

Rashica do të bëhet me ekip të ri këtë javë

Banner

Milot Rashica mund të bëhet me ekip të ri këtë javë.

Ylli shqiptar është rikthyer përkohësisht në Norwich City pas një sezoni fantastik të kaluar në formë huazimi në Galatasaray.

Por, vushtrriasi nuk do të rrijë gjatë në klubin anglez pasi ai nuk do të pranojë të luajë në Championship.

Sipas mediave turke, përfaqësuesi kosovar mund të bëhet edhe zyrtarisht lojtar i Galatasarayt gjatë kësaj jave.

“Duke e thyer kokëfortësinë e Norwich Cityt, Galatasaray e arriti një marrëveshje prej 6 milionë eurosh. Ylli i Kosovës do të vijë në Stamboll pasi të zgjidhen detajet e fundit. Drejtuesit e Galatasarayt, të cilët prej dy muajsh po negociojnë me Norwich Cityn për Milot Rashicën, në fund i kanë bindur britanikët që ta zbresin çmimin. Ka ende detaje të pazgjidhura, por transferimi mund të përfundojë këtë javë”, shkruan mediumi turk “Sabah”.

Norwichi thuhet se në fillim i kërkonte 10-12 milionë euro për kartonin e ish-futbollistit të Vitesses e Werder Bremenit, por në fund gjiganti turk duket se do t’i paguajë vetëm 6 milionë euro për futbollistin ofanziv.

Futbollisti 27-vjeçar është gati të bëjë sakrifica vetëm për t’u transferuar në Galatasaray, ku e shijoi ringjalljen e karrierës.

/BotaSot/

Banner

Related posts

Neglizhenca dhe tallja në KB Rahoveci nuk po ndalet

admin

Lionel Messi flet para ndeshjes me Bayernin: Do ta vendosin detajet

admin

KF Shkëndija kampion i Ligës së Dytë

admin

Leave a Comment