AKTUALE

Reagon Rama: Krijimi i Policisë së Kryeqytetit është urgjente

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar pas ngjarjes që ka ndodhur mbrëmë në një lokal në Prishtinë, ku një person u vra dhe 17 tjerë u lënduan.

Rama ka mbajtur takim me drejtorin për siguri dhe drejtorin e Policisë për rajonin e Prishtinës, transmeton Telegrafi.

Ai ka thënë se krijimi i Policisë së Kryeqytetit është urgjente.

“Pas ngjarjes së mbrëmshme e cila na shqetësoi të gjithëve, bashkë me drejtorin për siguri dhe emergjenca, Lulzim Fushtica mbajtëm një takim urgjent me drejtorin e policisë për rajonin e Prishtinës, nënkolonel Basri Shabani, me të cilin diskutuam për çështjen e sigurisë në #kryeqytet dhe hapat të cilët duhet të ndërmarrim bashkërisht për krijimin e policisë së kryeqytetit e cila është urgjentisht e nevojshme dhe do të na ndihmonte në rritjen e nivelit të sigurisë në Prishtinë. Siguria në kryeqytetin tonë është prioritet i yni”, ka shkruar ai në Facebook

Ndryshe, mbrëmë rreth orës 23:00 në lokalin Bon Vivant, ka pasur përleshje me armë zjarri, ku një person ka humbur jetën dhe 17 tjerë u lënduan. /Telegrafi/

Banner

Related posts

Eksponentët e Besëlidhja AKI, Rexhepi dhe Selami u takuan me legjendën e mundjes, Shaban Tërstena

Gjyla Halili

Toshkovski: Kallëzim penal ndaj 34 personave fizikë dhe tre juridikë

Gjyla Halili

Takim Kovaçevski – Vuçiq: Të mirat nga Ballkani i Hapur po bëhen realitet

admin

Leave a Comment