BOTA

Sulmi me dron i Ukrainës, dëmtohet cisterna ruse e naftës në ngushticën e Kerçit

Një cisternë ruse u dëmtua pas sulmit ukrainas me dron në ngushticën e Kerçit, duke ndaluar për pak kohë lëvizjen në urën strategjike që lidh Krimenë me Rusinë.

Sulmi vjen një ditë pasi luftanija e Moskës u godit në Detin e Zi, por nuk u shënuan viktima.

Numri i sulmeve në Detin e Zi është rritur nga të dyja palët që kur Moska doli nga marrëveshje e grurit muajin e kaluar që ka lejuar eksportet.

Një sasi e konsiderueshme nafte u derdh, ndërsa autoritetet vijuan punën për përparimin e menjëhershëm të pjesës së dëmtuar.

Cisterna e naftës dhe kimikateve është nën sanksionet e SHBA-së për furnizimin me karburant avioni për forcat ruse në Siri që mbështesin presidentin Bashar al-Assad.

Trafiku në urën përtej ngushticës Kerç që lidh gadishullin e Krimesë të aneksuar nga Moska me kontinentin e Rusisë u ndal për rreth tre orë e më pas rifilloi sërish.

Rusia deklaroi se ka zmbrapsur një tentativë sulmi ndaj bazës detare nga forcat e armatosura ukrainase me përdorimin e dy varkave detare pa pilot.

Flota ruse e Detit të Zi ka qenë në shënjestër që nga fillimi i fushatës ushtarake të Moskës në Ukrainë më shumë se një vit më parë, por sulmet janë shtuar javët e fundit.

 


Top Channel

Banner

Related posts

Dita Botërore e Rinisë/ Papa, thirrje të rinjve të mos humbasin shpresën, mbi 1.5 milionë besimtarë ndjekin meshën në Lisbonë

admin

“Një e shtunë e dhimbshme”, raketat ruse godasin qytetin Ukrainas!  7 të vdekur dhe 90 të plagosur

admin

Pas pushimeve në jug të Shqipërisë, Meloni rikthehet sërish në Pulia

admin

Leave a Comment