BOTA

Dyshohet se rrjedh nga Omicron, një tjetër variant i Covid po përhapet në Mbretërinë e Bashkuar

Një variant i ri i COVID-19 po përhapet në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, sipas Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA).

I njohur shkencërisht si EG.5.1, rrjedh nga varianti i Omicronit i COVID-19.

UKHSA ka monitoruar prevalencën e tij në vend për shkak të rasteve në rritje ndërkombëtarisht, veçanërisht në Azi, dhe është klasifikuar si një variant këtu më 31 korrik. Në javën e parë të korrikut, një në nëntë raste të COVID-19 ishin me këtë variant.

Të dhënat e fundit sugjerojnë se tani përbën 14.6 për qind të rasteve – i dyti më i përhapur në Mbretërinë e Bashkuar.

Varianti duket se po përhapet shpejt dhe mund të jetë një arsye pse ka pasur një rritje të rasteve dhe shtrimeve në spital kohët e fundit.


Top Channel

Banner

Related posts

Makina bie në ujëvarë, momenti dramatik kur dëshmitarët hidhen në ujë për të shpëtuar vajzën dhe të atin

admin

Apartamenti përfshihet nga flakët në Vietnam! 56 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

admin

Studimi: 33% e amerikanëve të ndikuar nga nivele të rrezikshme të zhurmës

admin

Leave a Comment