SHQIPËRI

Aksident në aksin Cërrik-Gramsh, raportohet për 4 të plagosur

Aksident në aksin rrugor Cërrik -Gramsh, me pasojë 4 të plagosur.

Gazetari Shkëlzen Henkoja bën me dije për BalkanWeb se aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Cekin ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, e si pasojë e aksidentit janë plagosur katër persona.

Të aksidentuarit janë dërguar në spitalin e Gramshit të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë ku po hetojnë për shkaqet e aksidentit.

Banner

Related posts

U miratua kërkesa e SPAK për arrestimin e Ahmetajt, reagon për herë të parë Rama

admin

“Ç’regjistroni Bashkë Fitojmë”/ Kërkesa e PD në KQZ, Berisha përgjigjet me padi në Kolegjin Zgjedhor

admin

Sali Berisha reagon për kidnapimin e tre policëve: Akt terrorist i urdhëruar nga Putini i vogël

admin

Leave a Comment