BOTA

Ushtria ruse raporton për sulme me dron në Detin e Zi, ende asnjë reagim zyrtar

Ushtria ruse njoftoi për sulme me dronë në bazën më të madhe detare në Detin e Zi dhe në Gadishullin ukrainas të Krimesë, të aneksuar nga Moska.

Si pasojë e sulmeve, autoritetet kanë deklaruar se është ndaluar përkohësisht qarkullimi në një prej porteve më të mëdha të Rusisë.

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se dy dronët detarë e kanë sulmuar gjatë natës bazën Novorosik në Detin e Zi.

“Anijet janë identifikuar dhe shkatërruar nga anijet ruse që e kanë ruajtur bazën”, thuhej në deklaratën zyrtare.

Mediat ruse kanë raportuar se nuk ka dëme apo viktima si pasojë e sulmeve, ndërsa autoritetet pretenduan se kanë rrëzuar 13 dronë në Krime.

Ende nuk ka një autorësi për sulm, por shënjestra e vazhdueshme e Rusisë ka qenë Ukraina. Kjo e fundit ende nuk ka reaguar për situatën.

Sulmet në Detin e Zi janë rritur që pas refuzimit të Rusisë për rinovimin e marrëveshjes që ndërmjetësuar nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara, që i ka mundësuar Ukrainës ta transportojë grurin përmes detit.

Ndërkohë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se në lindje të vendit janë duke u zhvilluar luftime shumë të ashpra.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si operacion special ushtarak për të çmilitarizuar Ukrainën.


Top Channel

Related posts

Zhdukja e Titanik, eksperti i mjekësisë tregon rreziqet shëndetësore me të cilat përballet ekuipazhi

admin

Piloti i fajësuar për uljen me përplasje ku u vranë 41 njerëz dërgohet në koloninë penale ruse (fotot)

admin

Censurohet nëpër shkollat angleze “Romeo dhe Zhuljeta”, shkak përmbajtjet seksuale/ Pas nuk mbeten as veprat e tjera të Shekspirit

admin

Leave a Comment