AKTUALE

Nora Gjakova detyron kundërshtaren ta dorëzojë duelin – fiton me lehtësi raundin e parë

Nora Gjakova ka fituar duelin e parë në Mastersin e Xhudos që po zhvillohet në Hungari.

Xhudistja jonë u përballë me italianen, Thauany David Capanni Dias në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Gjakova triumfoi në këtë takim me Ippon, për të kaluar në raundin e dytë.

Kjo ishte një fitore e lehtë për xhudistin, pasi filloi me një tempo të lehtë, duke detyruar kundërshtaren të dorëzohet.

Në rrethin e dytë, Nora do të përballet me francezen, Priscilla Gneto.

Pas pak edhe Distria Krasniqi do të luftojë, kur përballë do të ketë belgen, Amber Ryheul. /Telegrafi/

Banner

Related posts

Harxhimet e rrugës / Gjykata liron ish-deputeten e VMRO-DPMNE-së, Silvana Boneva

Gjyla Halili

Promovimi i “EPOS” nē Miçigan/ Senad Lulanaj: Ky event dëshmi e fuqishme se të bashkuar krijojmë momente që lënë gjurmë

Gjyla Halili

Të gjithë ata që nuk kanë shtetësinë e Kroacisë ose BE-së, nga 1 janari duhet të paguajnë për të hyrë “Shengen”

admin

Leave a Comment