BOTA

I mbijetoi sulmit rus, gruaja e deputetit ukrainas pozon në kopertinën e Playboy

Iryna Bilotserkovets, gruaja e një deputeti ukrainas ka pozuar për kopertinën e botimit të parë të Playboy në Ukrainë që pas nisjes së luftës nga Rusia.

Modelja dhe prezantuesja ukrainase, Iryna Bilotserkovets, ra pre e një sulmi nga rusët në një lagje të Kievit ku u lëndua rëndë dhe iu nënshtrua disa operacioneve të vështira.

Ende nuk është zbuluar nëse ajo ishte objektivi i synuar i të shtënave si gruaja e një deputeti në krah të kryebashkiakut të Kievit Vitali Klitschko, apo nëse sulmi e kapi rastësisht gjatë ditëve të para kaotike të luftës.

Në kopertinën e Playboy ajo është shfaqur si një simbol i rezistencës ukrainase. Në paraqitjen e saj në kopertinën e Playboy, ajo mban veshur bikini prej metali dhe një zemër në syrin e majtë që iu dëmtua gjatë sulmit.

Unë nuk kam më një fytyrë të bukur, por pjesa tjetër e trupit tim është e bukur,” tha modelja, e cila tani po punon me Forcat Kulturore të Ukrainës, një shoqatë artistësh dhe muzikantësh që organizojnë ngjarje morale për trupat në vijën e parë.

Më 26 shkurt 2022, ditën e tretë të pushtimit, Bilotserkovets po dërgonte tre fëmijët e saj drejt shtëpisë së tyre në një lagje të pasur të Kievit, kur makina e saj u godit me armë zjarri.

Mbaj mend vetëm një dhimbje të fortë në kokë”, tha zonja Bilotserkovetsnë lidhje me sulmin, në të cilin humbi shikimin në njërin sy dhe iu thye nofulla.

Playboy Ukraine tha në një deklaratë se Bilotserkovets ishte një nga heroinat e edicionit të tij “Gratë qëndrojnë të forta”, i cili “i kushtohet qëndrueshmërisë së grave ukrainase që janë plagosur gjatë luftës, por që nuk e kanë humbur shpresën dhe janë shembull i forcës dhe motivimit”.

Botuesi thotë se të ardhurat nga revista do të dhurohen për pajisjet mjekësore emergjente për ushtrinë ukrainase.


Top Channel

Related posts

Qëllimi aleanca e ngushtë e përbashkët, Putin gjen mbështetje tek Kim: I bindur se …

admin

Katër rreziqet e mëdha që vijnë nga Inteligjenca Artificiale

admin

“Pesë mijë euro për lirinë”/ Italia vendos kushtin, si t’u shpëtojnë qendrave të ndalimit emigrantët nga vendet e sigurta

admin

Leave a Comment