SHQIPËRI

Plagoset me thikë kosovari në Shëngjin

Një pushues nga Kosova ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e kësaj të enjteje në Kune të Shëngjinit. Klan TV raporton se ngjarja ndodhi pas një sherri mes dy personave, të dy nga Kosova, për shkaqe dhe në rrethana momentalisht të paqarta.

I plagosuri, identiteti i të cilit nuk dihet ende, është dërguar në spitalin e Lezhës për ndihmë mjekësore. Ai raportohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes ndodhet policia, e cila nisur punën për zbardhjen e kësaj plagosjeje.

Banner

Related posts

Vajza që po shkonte me një burrë të martuar zbulon se ai ka një person të tretë, e kap mat në parking

admin

TAKIME MADHËSHTORE ME DIASPORËN TË KRYETARIT NIK GJELOSHAJ NË MICHIGAN

admin

Videoskandali Safet Gjici – Gazetari: Alma ka bërë kurs për detektive private

admin

Leave a Comment