SHQIPËRI

I prishet Jet Ski në mes të detit në Himarë, shpëtohet nga policia 28-vjeçari pas 10 orësh në ujë

Policia Kufitare pati një opericion 10 orësh kërkim-shpëtimi, gjatë natës, në det të hapur, për t’i shkuar në ndihmë një 28-vjeçari. Policia i ka shkuar në ndihmë një të riu, të cilit i ishte fikur Jet Ski në mes të detit, gjatë natës, për shkak të një defekti, teksa rrymat detare e zhvendosën 2.5 milje në thellësi.

Ishin miqtë e shtetasit K. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, që njoftuan policinë duke thënë se kishin humbur kontaktet me këtë të fundit, pasi rreth orës 20:00, për qëllime turistike, ishte nisur me Jet Ski, nga Porto Palermo drejt Borshit.

Shërbime të Policisë Kufitare të DVKM Vlorë dhe të repartit “Delta”, të pajisura me 3 mjete lundruese dhe të asistuara nga peshkatarë të zonës, kanë organizuar punën dhe kanë dalë menjëherë në det të hapur, për të lokalizuar dhe shpëtuar 28-vjeçarin.

Si rezultat i një operacioni kërkim-shpëtimi që zgjati nga ora 20:00 deri në orën 06:20 të ditës së sotme, në det të hapur, të kryer nga shërbime të specializuara të Policisë, u bë i mundur lokalizimi 2.5 milje në thellësi të detit, dhe nxjerrja në breg, në gjendje të mirë shëndetësore, e 28-vjeçarit.

Për shkak të një defekti, mjeti lundrues Jet Ski që drejtonte ky shtetas, gjatë natës, ishte fikur në mes të detit dhe rrymat detare e kishin zhvendosur atë, në drejtim të ishullit të Korfuzit.

Pas shpëtimit, mirënjohës për ndërhyrjen e menjëhershme dhe profesionale të Policisë, shtetasi K. S. u shpreh: “Falënderoj shumë Policinë Kufitare të Himarës dhe të Vlorës, pasi kam 10 orë që rri në det të hapur, për shkak të një defekti që pësoi motori i ujit, dhe rrymat detare më çuan drejt ishullit të Korfuzit. I falënderoj shërbimet pasi erdhen menjëherë me mjetet lundruese dhe më shpëtuan jetën.”

Banner

Related posts

Një biznesmen me duar në xhepa, që fiton 700 mijë euro në vit

admin

Humb jetën në aksident 28-vjeçarja shqiptare në Greqi

admin

Lefter Alla u arrestua me urdhër të SPAK, Gëzim Xhafa zgjidhet kryetari i ri i bashkisë Bulqizë

admin

Leave a Comment