SPORT

Nuk bindi te Tirana – Kreu

Pas një aventure jo të suksesshme te Tirana, mbrojtësi Beris Iseni është transferuar në SuperLigën e Kosovës.

Futbollisti 23-vjeçar nga Maqedonia e veriut ka firmosur me skuadrën e Dukagjinit, që garon në fazën e grupeve të Conference League dhe do të përballet me kroatët e Rijekës mbrëmjen e sotme në ndeshjen e kthimit, pasi humbi të parën 1-0 në “Fadil Vokrri”.

Emri i Besir Isenit figuron në listën e futbollistëve të federuar nga klubi i Dukagjinit për këtë takim, teksa mbetet për t’u parë nëse trajneri Armend Dallku do t’i besojë aktivizimin nga minuta e parë apo jo.

Besir Iseni iu bashkua Tiranës verën e kaluar, por luajti vetëm 7 ndeshje në kampionat, duke mos ia dalë të fitojë besimin e trajnerit Orges Shehi për një fanellë titullari, ndaj edhe u largua nga bardheblutë.

/BotaSot/

Related posts

Vikendi me super ndeshje në top-ligat evropiane

admin

Messi “streson” amerikanët, përgjigjet e analizave mbajnë në ankth edhe Argjentinën

admin

Dani Alves përballet me problemin e radhës

admin

Leave a Comment